Home Magazina Yll Limani paralajmëron projektin e ri “Buzt e Kuqe”

Yll Limani paralajmëron projektin e ri “Buzt e Kuqe”

152
0
SHARE

Këngëtari i njohur, Yll Limani, është prej më të kërkuarve ndonjëherë, e krejt kjo për shkak të stilit të veçantë.

Ai është aktiv në rrjete sociale, ndërsa mban të azhurnuar fansat e tij për më të rejat nga jeta e tij private e personale.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Ylli ka bërë të ditur se është në përgatitje të projektit të ri.

“Buzt e Kuqe” titullohet kënga, të cilës i ka publikuar kopertinën kryesore, ku shiheshin buzët e kuqe me emrin dhe titullin e projektit në të.

Kjo vjen, pas suksesit të tij me këngën “I Kom Kall”, që erdhi disa javë më parë.

View this post on Instagram

gati 🦹‍♂️

A post shared by Yll Limani (@ylllimani) on

Menjëherë pas publikimit, këngëtari mori komente pozitive, duke grumbulluar kështu mbi katër milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/