Home Sport Xherdan Shaqiri në bisedime me Fenerbahçen, Liverpooli të gatshëm ta lirojnë

Xherdan Shaqiri në bisedime me Fenerbahçen, Liverpooli të gatshëm ta lirojnë

235
0
SHARE

Anësori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, mund të bashkohet me Fenerbahçen këtë verë, por ka ende ngecje te ana financiare për të arritur marrëveshjeje.

28-vjeçari nuk ka qenë në formën më të mirë këtë vit, shkak edhe i lëndimeve, duke luajtur vetëm 181 minuta në Ligën Premier në shtatë ndeshje.

Ai luajti shtatë minutat enë humbjen 2-1 ndaj Arsenalit, që ishte e para që nga janari.

Sipas Fotomaç, Fenerbahçe është e interesuar që shqiptarin dhe dëshiron t’i jep rast që të rikthehet në kulmin e karrierës.

Gjigandët turq janë gati ta paguajnë 35,000 euro në javë, ndërsa Shaqiri kërkon diku afër 50,000. Bisedimet midis dy palëve po vazhdojnë.

Liverpool e ka lejuar Shaqirin që të zhvillojë bisedime me Fenerin, madje mësohet se janë të gatshëm ta lëshojnë dhe si lojtar të lirë. Shaqiri ka kontratë me klubin nga Anfield deri në vitin 2023.

View this post on Instagram

💪🏼⚽️❤️ #XS23 #YNWA

A post shared by XS (@shaqirixherdan) on

Edhe Galatasaray më herët kishte shfaqur interesim për Shaqirin. /Telegrafi/