Home Kuriozitete Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të arrestuar këtë person

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të arrestuar këtë person

1705
0
SHARE

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore të Pejёs, Gjykatës Themelore të Prizerenit- dega Suharekё, Gjykatës Themelore të Gjakovёs dhe Gjykatës Themelore të Gjakovёs-dega Malishevё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: VEDAT (Arif) TOSKA i lindur me 15.02.1994 në fshatin Katundi i ri – Pejё.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: Disa raste për veprat penale “VJEDHJE E RENDË” dhe “VJEDHJE”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë e Pejës, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qëllim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: info@kosovopolice.com