Home Lajme Mustafa i thotë Hysenit: S’ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke

Mustafa i thotë Hysenit: S’ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke

253
0
SHARE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Koordinator Shtetëror për dialog me Serbinë, Skënder Hysenin.

Mustafa ka shprehur përkrahjen e LDK-së për kursin se nuk ka asnjë marrëveshje të veçantë, jashtë marrëveshjes gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje reciproke, njofton Klan Kosova.

“Po ashtu është për tu vlerësuar deklarimi i qartë nga takimi i Koordinatorit Shtetëror, Skënder Hyseni me Philip Reeker, Asistent Sekretar Kryesor për Evropë dhe Euro-azi në Departamentin Amerikan te Shtetit, që dëshmon përkushtimin dhe rolin aktiv të SHBA-së në procesin e dialogut”.

“Në këtë proces duhet dhënë përkrahje të fuqishme Kryeministrit Hoti, Qeverisë, Presidentit si dhe të gjithë mekanizmave shtetëror që e qojnë përpara këtë dialog politik”.

“Përgjegjësia për dialogun bie mbi koalicionin qeverisës, ndërkaq pronësia e dialogut i takon shumicës kushtetuese parlamentare dhe asnjë subjekti veç e veç”.