Home Magazina Mozzik: Komandant Luli, të pafsha sa më shpejt kryeministër

Mozzik: Komandant Luli, të pafsha sa më shpejt kryeministër

344
0
SHARE

Mozzik ka treguar edhe një herë përkrahje për kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Mozzik ka ripostuar fotografinë krah Kadri Veselit, ndërsa shkruan fjalë të mëdha për të, shkruan lajmi.net.

Në atë postim, reperi thotë se mbështet çlirimtarët dhe se çdo luftëtar do të mbetet i nderuar gjithë jetën.

Madje, ai në foton pranë Veselit shprehi dëshirën që sa më shpejt ta shohë atë kryeministër.

“Me Çlirimtarët. Nuk ka mundësi të bëhet fyerje ndaj asnjërit luftëtarë të UÇK-së, nëse bëhet, bëhet nga ata që nuk e dinë prejardhjen e lirisë sonë. Çdo luftëtarë do mbetet i nderuar për gjithë jetën! Zoti i bekoftë të gjithë ata që luftuan për lirinë që ne sot e gëzojmë edhe e shijojmë! Komandant Luli të pafsha sa më shpejt Kryeministër”, janë fjalët e Mozzik. /Lajmi.net/