Home Shëndetësi Mos i bëni më k urrë/ Këto veprime janë shkaktaret kryesorë të...

Mos i bëni më k urrë/ Këto veprime janë shkaktaret kryesorë të celulitit

364
0
SHARE

Ndonëse një pjesë e mirë nuk e kanë problem, por të pasurit celulit është shndërruar në një “makth” për vajzat dhe gratë. Celuliti formohet kur qelizat yndyrore depozitohen nën lëkurë, por janë disa veprime që bëjmë gjatë ditës, të cilat shtojnë mundësinë për formimin e celulitit.

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë

Shumica prej nesh bëjnë punë të cilat kanë nevojë për pak ose aspak aktivitet fizik. Qëndrimi ulur është shkaktari më i madh i krijimit të celulitit dhe për ta shmangur sadopak, pëpiquni të bëni xhiro të shkurtra për të ndryshuar rutinën tuaj.

Mungesa e masës muskulare

Celuliti është masë dhjamore dhe gjëja më e mirë që mund të bëni me ktë masë dhjamore është të pëpiqeni të ndërtoni muskujt. Mënyra më efikase për të zhdukur celulitin janë pikërisht muskujt dhe aktiviteti fizik.

Ushqimet e proçesuara

Me siguri e prisnit këtë. Konsumimi i lartë i ushqimeve të proçesuara si: pijet me gaz, buka e bardhë, ushqimet e skuqura dhe ëmbëlsirat duhet të dalin jashtë dietës tuaj.

Dehidratimi

Pjesa më e madhe e trupit të njeriut është masë ujore, kur konsumojmë më pak ujë trupi ynë dehidratohet dhe lejon toksinat të qëndrojnë brenda. Toksinat demtojnë lëkurën dhe e bëjnë celulitin akoma më të dukshëm.