Home Kuriozitete Historia prekëse midis 4 shoqeve gjatë agjerimit! Shkuan për iftar por ajo...

Historia prekëse midis 4 shoqeve gjatë agjerimit! Shkuan për iftar por ajo që panë i befasoi.

448
0
SHARE

Para pak se muaji i ramazanit të mbërrijë në familjet tona njeriu përgatitet shpirtërisht për të mirëpritur këtë muaj të bekuar! Përkrah përgatitjes shpirtërore çdo familje planifikon dhe bën bilancin rreth shumës të cilës do shpenzojë gjatë këti muaji të begatë. Grafiket e ndryshme të jetës tregojnë se jo të gjitha familjet kanë të njëjtën nivel ekonomik madje tregojnë se disa prej tyre jetojnë më një shumë të pakët të hollash saqë me mundim të madh sigurojnë mjetet e para ushqimore. Historia që do trajtojmë ka protagoniste 4 vajza. 4 shoqe të vërteta të cilat ishin bashkë në bangat e shkollës. Ato ishin nxënse shembullore, të sjellshme dhe me besim të madh tek Sunduesi i Gjithësisë. Siç ndodh natyrshëm gjatë muajit të Ramazanit, kryesisht të rinjtë janë më të entuziasmuar për faktin sepse nijeti i tyrë është i sinqertë dhe duan të lidhen fort me Krijuesin e qiejve dhe tokës! Një ditë shoqet organizuan një iftar dhe menduan të mblidhen së bashku, të përkujtojnë Zotin, të diskutojnë dhe të argëtohen! U mblodhën dhe pasi përfunduan iftarin vunë re se shoqja e tyre e katërt nuk kishte marë pjesë! Nuk kishte marrë pjesë shoqja e cila iu kishte qëndruar afër në çdo problem dhe në çdo vështirësi. Me nijetin e sinqertë të treja shoqet menduan dhe vendosën që ditën tjetër të shkonin me lejen e Zotit tek shtëpia e shoqës që nuk erdhi në iftar. Mezi prisnin të vinte dita tjetër që të shkonin tek shoqja e tyre sepse ishin të sigurt që do mirëpriteshin në shtëpi do argëtoheshin së bashku. Pasi erdhi dita e neserme ato shkuan drejt shtëpisë së shoqes! Të buzëqeshura trokitën në dere! Përpara tyre doli shoqja e tyre e befasuar, me një fytyrë që asnjëherë nuk ishtë e saja dhe nga mimika e saj dukej sikur thoshte: “ Pse erdhët këtu?! Kush iu tha të vinit?”

Shoqet për momentin u shtangën sepse nuk po kuptonin asgje! Ato kurrë në jetën e tyre nuk e kishin parë fytyrën e saj aq të habitur! Dhe njëra prej tyre për të dalë nga situata e keqe që i kaploi tha:

– Sa aromë të mirë! Mami jot paska gatuar shumë gjëra të mira!

Përpara derës del e jema e shoqes. Fytyra e saj e frikesuar, e brengosur dhe e turpëruar doli përpara shoqeve të vajzës së saj. Vajza e saj me zë të dridhur i tha mamit të saj:

– Mama! Shoqet e mia të shkollës, më bënë një suprizë dëshirojnë që këtë iftar ta kalojnë së bashku me ne! Nëna, e cila nuk kishte asnjë rruge tjetër zgjidhje i ftoi brenda në shtëpi! Sapo u futën brënda, u duk sikur qielli iu ra mbi koke! U shtangën, u habitën dhe njëkohësisht u pikëlluan shumë! Duke ecur nëpër dhomë, panë një shtëpi e cila kishte vetëm një tapet të vjetër, të grisur dhe disa divanë të vjetër të cilët ishin afër një sobe me dru që përdorej për të ngrohur dhe bërë pak ushqim. Përpara tyre dolën 3 fëmijë të veshur me rroba të vjetra dhe sapo panë mysafirët u larguan me gjysëm përshëndetje! Në mës të dhomës ndodhej një sofër e pastër por e vakët nga produktet. Në mësin e saj ndodheshin disa pjata me bukë të cilat ishin gatuar me ujë dhe të vrisnin syrin kur i shikoje! Këto momente të vështira mezi po kalonin por momenti më i delikat po mbërinte. Erdhi koha e iftarit. Shoqet së bashku më familjen u ulën pranë sofrës për të ngrënë iftar! Në mëndjet e vajzave qarkullonin një mori mendimesh nga më të ndryshmet! Si mund të hamë ne ushqimin e varfër ku e gjithë familja mbijton me këtë ushqim?! Sa shumë ankohemi ne dhe si shoqja jonë nuk është ankuar asnjëherë pavarsisht se ndodhet në kushtë të vështira ekonomike. Ushqimin që po konsumonin mezi i kalonte në fyt nga dhimbja dhe pikëllimi i madh që po ndjenin në ato momente saqë u bënë dhe pishman që morën këtë nisme dhe erdhen tek shoqja e saj. Ëndrrat të cilat i imagjinonin nuk ishin aspak të ngjashme me realitetin. Tashme nuk kishte më kthim mbrapa sado që dëshira e madhe ishte të largoheshin! Nënat, të cilat shum pak nga të rinjtë ia u dinë vlerën dhe rëndësinë për të zbusur pak situatën dhe për të hequr brengën e madhe që fëmija e saj kishtë për shkak të situatës tha:

– Në fakt vajza, un kisha në plan të gatuaja shumë gjëra të mira! Mes tyre mendova të gatuaja shumë ushqime të shijshme (dhe përmendi disa prej tyre), por gazi sot nuk erdhi dhe kjo më detyroi të gatuaja këtë gje modeste.

Fëmija më i vogël, i sili ne natyrshmërinë e çdo fëmije është i sinqertë me një gëzim të madh erdhi e përaqfoi nënën e puthi dhe i tha:

– Nënë! Nënë! Vërtet ne i kemi këto ushqime?!

Dhe me nje gezim te madh shkoi drejt frigoriferit, ku çfarë të shikonte?! Ai ishte bosh! I zhgënjyer, me lot në sy u ul pranë nënës dhe i tha:

– Ne nuk kemi asgje!

Vajzat të tronditura nga ajo që panë, pasi erdhi momenti ikën në shtëpi. Asnjëra prej tyre nuk fliste. Të gjithë ishin të habitura. Pasi erdhi koha e syfyrit të treja vajzat mendonin dhe lotet e tyre mbushën pjatën me ushqime të shijshme që ju kishin përgatitur nëna e tyre! Ato mendonin shoqen e tyre, se mbase tashme e vemtja gjë që kishin për syfyr ishte një gotë me uje! Mendonin dhe për fëmijet e vegjël të cilët kishin rënë në shtratin e tyre pa ngrënë ushqim dhe ngriheshin vetëm të pinin pak uje! Gjithashtu mendonin se kjo situatë e vështirë që ato ndodheshin kurrë nuk i largoi nga feja dhe besimi por përkundrazi! Erdhi ora për të shkuar në shkollë dhe tashmë gjendeshin përballë njera tjetrës! Shoqja tjetër nuk ishte aty. Situata e tyre kishte rënë në qetësi, askush nuk fliste. Derisa të treja menduan që të bënin diçka për shoqen e tyre më të mirë! Menduan ta ndihmonin me para, por ato e dinin shumë mirë se shoqja e tyre ishte me sedër të madhe dhe kjo veprim mund ta përkeqësonte më shumë situatën. Pasi u menduan gjerë e gjatë dolën në përfundim se, pranë shtëpisë së shoqes së tyre ndodhet një market! Atje shkuan dhe biseduan me shitësin e marketit dhe bënë një marveshje që shitësi çdo ditë do të çontë një trastë më ushqime tek shtëpia e tyre, sepse është muaji i mëshirës dhe begatisë! Dhe kështu ndodhi! Të nesërmen përball tyre doli shoqja e tyre e dashur! E lumtur si asnjëherë tjetër shkoi përball tyre dhe iu tha: Shoqet e mia, motrat e mia të dashura! Atë ditë në gjetët të pa përgatitur por këtë hërë menduam t’iu ftojmë për iftar, të përmendin Zotin dhe të falenderojmë për mirësitë që na ka dhënë! Nuk pranoj kundërshtime sepse dhe dëshira e nënës sime ishte e madhe që ju të vini!

U përgatitën dhe shkuan tëk shtëpia e shoqes së tyre! Pa hapur mirë dirën iu del përpara fëmija i vogël i cili kishtë ndjerë zhgënjim të madh kur ai pa frigoriferin e tij që nuk kishte asgjë, por këtë herë i lumtur iu tha vajzave:

– Nënëa ime ka gatuar! Ne kemi supe, pule, mish, embëlsirë dhe ju përmendi shumë ushqime të shijshme!

Vajzat përqafuan fëmijën e vogël dhe u ndjene të lumtura në shpirt për këtë veprim të madh që kishin bërë.

Vëllezër dhe motra të nderuara! Në këtë muaj të begatë jepni, falni dashuri dhe kontriboni me aq mundësi sa keni në familjet që janë të varfëra. Bëhuni sebep t’i riktheni buzëqeshjen një fëmijë, një nënë dhe një familje. Dhuroni në këtë muaj të begatë, me shpresën dhe besimin se i madhi Zot, Bujari i madh do ju dhurojë ju begatitë e Tij të pafundme!