Home Shëndetësi Habitin mjekët/ Rrushi ju shpëton nga a taku kardiak, ja si ta...

Habitin mjekët/ Rrushi ju shpëton nga a taku kardiak, ja si ta konsumoni

1053
0
SHARE

Rrushi është plot e për plot me ushqyes që i bëjnë mirë lëkurës, zemrës dhe enëve të gjakut. Rrushi është një nga dhuratat më të mira që mund t’i bëni vetes këto ditë. Prodhimi shqiptar i këtij fruti madhështor gjendet në të gjitha tregjet e vendit. Për sa kohë është frut i sezonit, ju duhet medoemos ta përdorni çdo ditë. Pse? Sepse rrushi konsiderohet një nga frutat më të shëndetshëm. Ai është një burim i shkëlqyer vitaminash, mineralesh, fibrash dhe acidesh yndyrore. Në larminë e këtij fruti, ekspertët mjekësorë janë të bindur që duhet të konsumoni çdo ditë një bistak rrush.

Të dhënat studimore ndërkombëtare tregojnë se sasia ideale e konsumit të rrushit të stinës është 200-250 gramë në ditë. Fatkeqësisht, vetëm nëse vuani nga diabeti, rrushi nuk është zgjedhje e këshilluar. Por të gjithë konsumatorët e tjerë këshillohet që nuk duhet ta ndajnë nga vetja gjatë kësaj periudhe.

Fruti i rrushit ndihmon në uljen e rrezikut të formimit të trombozës që mund të shkaktojë atak në zemër. Ekspertët e AgroWeb.org sugjerojnë se rrushi jo vetëm që pakëson gjasat e mpiksjes së gjakut në arterie, por edhe forcon oksidin nitrik që i mban arteriet të shëndetshme e të forta.

Rrushi ka efekte mirëbërëse tek shëndeti i zemrës

Lëngu i rrushit përmban flavonoidë që parandalojnë oksidimin e kolesterolit të keq në trup, që shkakton një barrë të rëndë në arterie dhe shkakton arterosklerozë.

Rrushi eliminon gurët në veshka

I bardhë apo i kuq kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo çfarë na rekomandojnë mjekët dhe AgroWeb.org është konsumimi i përditshëm nga të gjithë personat, pavarësisht moshës. Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eliminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçinë e zezë dhe stabilizon rrahjet e zemrës.