Home Magazina Beyonce po akuzohet se nuk i përket personave me ngjyrë, prejardhja e...

Beyonce po akuzohet se nuk i përket personave me ngjyrë, prejardhja e saj është nga Italia

112
0
SHARE

Këngëtarja amerikanë, Beyonce, së fundmi është akuzuar përmes disa konspiracioneve, se ajo nuk i takon personave me ngjyrë.

Kjo vjen nga një deklaratë e kandidatit për president në Shtetet të Bashkuara të Amerikës, i cili e ka thënë se këngëtarja e ka prejardhjen nga Italia, shkruan Mirror.

Sipas tij, emri i vërtetë i Beyonce është Ann, ndërsa ajo deri më tani ka fshehur identitetin e saj.


(Foto: Mirror)

KW Miller, pretendime të tilla ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ndërsa ka rrëfyer për prejardhjen e krijueses së hitit “Halo”.

“Beyonce nuk është afriko-amerikane. Ky është një falsifikim. Emri saj i vërtetë është Ann Marie Lastrassi. Ajo është italiane”.


(Foto: Mirror)

“Ky është një plan i agjendës së fushatës “Black Lives Matter. Beyonce ke filluar të vërehesh”, kishte shkruar ai.

Një gjë të tillë nuk e kanë pritur mirë fansat e këngëtares, të cilët filluan ta përbuznin statusin e tij. /Telegrafi/


(Foto: Mirror)