Home Shëndetësi A po bëhet coronavirusi më infektues, për shkak të mutacioneve?

A po bëhet coronavirusi më infektues, për shkak të mutacioneve?

476
0
SHARE

Coronavirusi i cili po kërcënon botën është krejtësisht i ndryshëm nga ai që u shfaq për herë të parë në Kinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, SARS-CoV-2, i cili shkakton sëmundjen e COVID-19 po vazhdon të përhapet rreth globit dhe madje thuhet se virusi është duke ndryshuar.

Derisa shkencëtarët kanë vërejtur mijëra mutacione, ose ndryshime në materialin gjenetik të virusit, vetëm një deri tani supozohet që e ka ndryshuar “sjelljen” e tij.

Mirëpo shtrohet pyetja: A mundet ky mutacion ta bëjë virusin më infektues apo më vdekjeprurës për njerëzit? A mund të përbëjë rrezik për suksesin e një vaksine në të ardhmen?

Sipas një artikulli në BBC, përcjell Telegrafi, coronavirusi në të vërtetë po ndryshon shumë ngadalë në krahasim me ndonjë grip të ngjashëm me virusin.

Pa vaksina dhe pa trajtime efektive, virusi nuk ka asnjë presion që të adaptohet në mesin tonë. Deri tani, është duke bërë një punë të mirë për ta mbajtur veten në qarkullim.

Mutacioni i dukshëm, i quajtur D614G, u shfaq pak kohë pas shpërthimit fillestar në Wuhan, ndoshta në Itali – pasi shihet në rreth 97 për qind të mostrave në të gjithë botën.

Avantazhi revolucionar

A po i jep mutacioni njëfarë avantazhi virusit apo thjesht po ndodh rastësisht?

Viruset nuk posedojnë plane. Ato pësojnë mutacione në mënyrë të vazhdueshme dhe disa ndryshime mund të ndihmojnë virusin të riprodhohet, disa mund t’i pengojnë ato. Viruset e tjera janë thjesht neutrale. Ato janë nënprodukte të virusit që riprodhohen, thotë Lucy van Dorp nga University College London.

Siç e shpjegon Tushan de Silva në Universitetin e Sheffield, ka të dhëna të mjaftueshme se ky version i virusit ka një “avantazh selektiv” – një avantazh evolucionar – ndryshe nga versioni i vjetër.

Megjithëse ende nuk është vërtetuar me saktësi që virusi është më i transmetueshëm tek njerëzit, Sheffield thotë se ky version nuk është neutral.

Gjatë studimit në kushte laboratorike, virusi që pësoi mutacion depërtonte më lehtë në qelizat njerëzore sesa viruset që nuk pësuan ndryshime, thonë profesorët Hyeryun Choe dhe Micheal Farzan në Universitetin e Scripps në Florida.

coronavirus particle with spikes. a pull-out of the spike used by the virus to attach to human cells showing changes seen in a chain of three amino acids which improves effectiveness

Prova nga rezultatet e laboratorit

Në “New York Genome Center” si dhe në Universitetin e New York-ut, Neville Sanjana, i cili zakonisht e kalon kohën duke punuar në teknologjinë e ndryshimit të gjeneve të sekuencave të ADN-së, ka shkuar një hap më tej.

Ekipi i tij provoi të eksperimentojë këtë në laborator duke ia imponuar mutacionin. Me këtë rast ai vërtetoi se virusi që pëson mutacion është më i transmetueshëm se sa versioni origjinal – të paktën në laborator.

Van Dorp thekson se mbetet ende e paqartë se si ndikojnë ndryshimet tek transmetimi në pacientët e vërtetë. Ndërkaq, Farzan potencon se këto ndryshime biologjike shfaqin mjaft prova të konsiderueshme që mutacioni po e bën virusin më të fortë në përhapje.

Jashtë provave të laboratorit, ka disa prova indirekte që ky mutacion e bën coronavirusin më të transmetueshëm tek njerëzit.

Dy studime kanë sugjeruar se pacientët me këtë version të ndryshuar kanë sasi më të mëdha të virusit në mostrat e tyre të shtupës, shkruan BBC, përcjell Telegrafi. Megjithatë studiuesit nuk gjetën prova nëse të njëjtit pacientë u sëmurën më keq nga ky version.

Në përgjithësi, të qenit më i transmetueshëm nuk do të thotë që një virus është më vdekjeprurës –në fakt e kundërta e këtij argumenti mund të ishte më e saktë. Nuk ka asnjë provë që ky virus të ketë pësuar mutacion për t’ju përkeqësuar më shumë gjendjen pacientëve.

Mirëpo, edhe kur bëhet fjalë për përhapje, fuqia virale tregon se sa shumë depërton virusi brenda një personi të vetëm. Gjithsesi, nuk vërteton se sa i fortë do të jetë në infektimin e të tjerëve. Ende nuk është testuar tek kafshët për të parë se cili variant mund të përhapet më shumë tek një popullatë.

Mutacioni është pandemia

Nëse vëzhgojmë situatën e virusit në tërësi tek popullsia e një vendi, është vështirë të identifikohet nëse i njëjti ka pësuar mutacion.

Korber thotë se përveç faktit se ky variant po dominon kudo, përfshirë në Kinë, tregon se mund të jetë bërë më i fuqishëm në transmetim midis njerëzve sesa versioni origjinal. Kurdo që të dy versionet ishin në qarkullim në të njëjtën kohë, varianti i ri mbizotëronte.

Në fakt, varianti “D614G” me mbizotërimin e tij u bë pandemi. Dhe ka qenë për disa kohë – mbase që nga fillimi i epidemisë si në Mbretërinë e Bashkuar dhe në bregdetin lindor të SHBA-së.

Pra, ndërsa provat janë në rritje që tregojnë se ky mutacion nuk është neutral, nuk do të ndryshojë domosdoshmërisht mënyrën se si duhet të mendojmë për virusin dhe përhapjen e tij.

Ndërkohë, sa i përket vaksinave, shumica prej tyre po zhvillohen në rajone të ndryshme të cilat mund të jenë përballur me versionin e ri, dhe kjo nuk do të ndikojë në zhvillimin e tyre.

Dhe ka disa prova që versioni i ri është po aq i ndjeshëm ndaj antitrupave, të cilat mund t’ju mbrojnë nga infeksioni pasi të jeni rikuperuar nga virusi dhe në të njëjtën kohë pasi të jeni vaksinuar.

Megjithëse zhvillimet për ndikimin e COVID-19 janë duke u përqendruar nga shkencëtarët e ndryshëm, ato do të jenë të vëmendshëm për sa i përket mutacioneve të tanishme të coronavirusit. /Telegrafi/